Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Irina Shayk shkëlqen në fushatën e re të Calvin Klein

Publikuar më 10 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Irina Shayk, një nga modelet më të bukura në botë, me gjithë ndarjen kohëve të fundit nga Bradley Cooper, ka shkëlqyer në fushatën e brendit të modës Calvin Klein "Unlocked in #MYCALVINS".

Fotoseanca u zhvillua në studion e zbrazët, ndërsa fotot u bënë nga Inez dhe Vinoodh, shkruan KOHA Ditore. Fushata u është kushtuar çantave Lock për sezonin vjeshtë/dimër 2019/2020.

Fotografitë e Irinës e "kapin" fuqinë e pafrikshme dhe plotësisht të pastër femërore. Seksipil dhe i guximshëm, koleksioni i çantave është një mjet i lirimit të forcës së brendshme dhe frymëzimit.

Në disa foto, Irina ishte tërësisht nudo, ndërsa fansat e saj vunë re se ajo dukej më mirë se kurrë.

Ju rikujtojmë, Irina dhe Bradley u ndanë dy muaj më parë. Edhe pse për ndarjen e tyre nuk dihet shumë, në internet po qarkullojnë thashetheme se çifti ishte ndarë shumë më parë dhe se kishin jetuar një kohë të gjatë të ndarë. Ata thuhet se u përpoqën ta shpëtonin lidhjen, por nuk ia dolën.

Ata e kanë vajzën dyvjeçare Lea De Seine Shayk Cooper.