Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Djali i madh i Brad Pittit flet për marrëdhënien e keqe me të atin

Publikuar më 14 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Pasi që u zhvendos së fundmi nga nëna e tij, aktorja Angelina Jolie, për të studiuar në Korenë e Jugut, djali i saj i madh, Maddox, po kalon shumë mirë në Universitetin Yonsei.

Në një intervistë për In Touch, ai foli për përshtypjet e para që i fitoi në Korenë e Jugut, dhe për herë të parë foli edhe për marrëdhëniet e tij me babanë, aktorin Brad Pitt, me të cilin ai nuk kishte qenë në marrëdhënie të mira për vite me radhë, shkruan KOHA Ditore. Kur u pyet nëse babai i tij do ta vizitonte atë në universitet, Maddox e dha një përgjigje të pacaktuar. "Nuk di asgjë lidhur me këtë, dhe as se çfarë po ndodh", tha ai shkurt.

Pastaj reporteri e pyeti nëse marrëdhënia e tij me babanë e tij kishte marrë fund, në çfarë Maddox i ngriti supet dhe tha: "Çfarë të ndodhë, të ndodhë". Përndryshe, Maddox dhe Brad nuk kanë pasur marrëdhënie të mira që nga grindja në aeroplan për të cilën ka folur e gjithë bota, dhe madje edhe FBI u përfshi me dyshimin se aktori e kishte keqtrajtuar verbalisht dhe fizikisht djalin e tij të adoptuar 15-vjeçar. Shumë njerëz besojnë se kjo ishte pika që e derdhi gotën në martesën Jolie-Pitt. Edhe pse u përfol se Angelina Jolie dëshironte të ndahej për shkak të tradhtisë bashkëshortore të aktorit, aktorja pas këtij incidenti i cili ndodhi në vitin 2016 menjëherë të nesërmen ia dorëzoi letrat e shkurorëzimit bashkëshortit të saj. Maddox ishte me nënën gjatë gjithë kohës dhe ai nuk dëshironte ta shihte babanë e tij fare. Ai në një rast tha se nuk ndihej fare si djali i Bradit.

T'ju rikujtojmë, Angelina vendosi ta adoptonte Maddoxin shtatëmuajsh kur ishte duke e xhiruar "Tomb Raiderin" në Kamboxhia në vitin 2002, pasi që e pa mjerimin e njerëzve që jetojnë atje. Ajo në atë kohë ishte e martuar me aktorin Billy Bob Thornton, por vetëm tre muaj më vonë ajo u shkurorëzua nga ai dhe djalin vazhdoi ta rriste vetë. Disa vjet më vonë ajo e adoptoi vajzën Zahara në Etiopi, ndërsa kur u takua me Brad Pittin, adoptoi djalin Pax nga Vietnami. Ish-çifti gjithashtu i ka tre fëmijë biologjikë, vajzën Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox.