Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Automobili i Dianës ishte goditur para aksidentit

Publikuar më 27 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Princesha Diana ka vdekur 22 vjet më parë në një aksident automobilistik në Paris kur ishte vetëm 36 vjeç.

Për vdekjen dhe rrethanat e aksidentit flitet edhe sot, ndërsa rregullisht publikohet ndonjë teori e re e konspiracionit për ngjarjen tragjike. Diçka e ngjashme ndodhi kohët e fundit me rrëfimin e shoferit të Fiat Uno i cili e përplasi makinën e tyre para se shoferi i Dianës të përplasej në një shtyllë betoni të tunelit.

Vietnamezi Le Van Thanh për herë të parë foli për rolin e tij në atë natë fatkeqe, dhe zbuloi për tabloidët se autoritetet britanike e kishin thirrur atë në Londër për ta marrë në pyetje për atë që kishte parë, por policia franceze e urdhëroi atë të mos fliste për aksidentin në tunel.

Tani, ai e pranoi se e kishte përplasur makinën e tij Fiat me automobilin në të cilin ishte Diana, ndërsa për këtë ekzistojnë edhe dëshmi materiale - gërvishtja me bojë të bardhë e cila është gjetur në Mercedesin e përplasur të Dianës.

Van Thanh kishte refuzuar të shkonte në Britaninë e Madhe dhe të bashkëpunonte me autoritetet, por tani më në fund vendosi të ndajë të vërtetën e tij, shkruan KOHA DItore. Kishte frikë se do të dyshohej që me dashje e shtyu makinën e Dianës, dhe me këtë e shkaktoi aksidentin, kështu menjëherë të nesërmen, pasi princesha kishte ndërruar jetë, e ngjyrosi makinën e tij dhe e lustroi që të mos mund të shiheshin gërvishtjet në të.

Policia franceze e këshilloi atë të mos shkonte në Britaninë e Madhe, sepse mund ta konsideronin pjesërisht përgjegjës për aksidentin. Madje edhe pas këtij rrëfimi, Van Thanh refuzon të lejojë që Skocia Yard ta marrë zyrtarisht në pyetje, kështu që e gjitha ka të ngjarë të mbetet një mister, por tregimet e tilla vetëm sa e "nxisin" më tej teorinë se princesha Diana nuk vdiq, por dikush është përgjegjës për vdekjen e saj.