Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Shakira dhe Jennifer Lopez do të performojnë në Super Bowl

Publikuar më 28 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Yjet e famshëm të pop muzikës Shakira dhe Jennifer Lopez do të performojnë në pushimin e lojës Super Bowl, raporton BBC.

NFL ka konfirmuar që Shakira dhe J Lo do të performojnë në 2 shkurt në stadiumin Hard Rock në Miami, ndërsa për produksionin do të kujdeset kompania Roc Nation, të cilën e themeloi reperi dhe biznesmeni Shawn "Jay Z" Carter.

Të dy këngëtaret që nga vitet e '90-ta e kanë publikuar një varg hitesh në anglisht dhe spanjisht të cilat kanë mbizotëruar në top lista, shkruan KOHA Ditore. Gjithashtu, ato e konfirmuan me krenari pjesëmarrjen e tyre në Super Bowl përmes mediave sociale.

Shakira është këngëtare kolumbiane e cila është një nga yjet më të njohura dhe të suksesshme të muzikës në Amerikën Latine dhe është fituese e çmimit Grammy. Ajo e fitoi famën në vitin 2008 me hitin e saj "Hips Don't Lie".

Lopez është këngëtare dhe aktore, ndërsa njihet për hitin e saj "Love Don't Cost A Thing". Gjithashtu, filmi i saj më i ri "Hustlers" është edhe kandidat për çmimin Oscar.