Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Angelina Jolie ndjeu që Brad Pitt i bëri ‘presion’ të martoheshin në vitin 2014

Publikuar më 03 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishin një nga çiftet më të dashura, të cilët u takuan dhe luajtën së bashku në filmin Mr and Mrs Smith në vitin 2005.

Por, më pas ata të dy u fejuan në vitin 2012 dhe vendosën ta bënin romancën zyrtare kur u martuan në vitin 2014 në pallatin e tyre në jug të Francës, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, të mërkurën një burim i tha UsWeekly se aktorja e 'Maleficent' ishte nën presionin e Brad Pitt për tu martuar në atë kohë.

"Ajo ndjehej në presion", ka thënë burimi. Dasma e tyre ishte e vogël, vetëm me pjesëmarrjen e gjashtë fëmijëve të tyre, megjithëse fotot u ndanë me botën përmes revistës People.

Ndarja e tyre u finalizua në vitin 2016 dhe nuk ishte aspak miqësore.

Ajo ishte e martuar tre herë, fillimisht me Jonny Lee Miller nga 1996 deri 1999, pastaj me Billy Bob Thornton nga 2000-2003, pastaj me Brad Pitt 2014 deri në 2016.

Ajo dhe Brad kanë rritur gjashtë fëmijët, Maddox, 18, Pax, 15, Zahara, 14, Shiloh, 13, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 11.

Angelina, 44-vjeçe, ka thënë se nuk dëshiron të martohet përsëri, për dallim nga Brad i cili po e shijon lidhjen e re me stilisten Sat Hari Khalsa, 50-vjeçe.