Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Adele me të dashur të ri, muzika e bashkoi me reperin britanik

Publikuar më 04 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Muzikantja angleze Adele (31) pas shkurorëzimit nga bashkëshorti Simon Konecki (45) e ka gjetur lumturinë në një dashuri të re, reperin Skepta (37), shkruan Daily Mail.

Adele është e lumtur në shoqërinë e Skepta, të cilit iu bashkua dy javë më parë për ta festuar ditëlindjen e tij të 37-të në Londër.

"Adele dhe Skepta ishin mbështetje për njëri-tjetrin pasi që dështuan lidhjet e tyre të mëparshme. Ata janë shumë të afërt dhe e kanë një lidhje të veçantë", - tha një burim i afërt me çiftin e ri. Ata i lidh muzika dhe arti dhe fakti se të dy vijnë nga qyteti i Tottenhamit, ndërsa miqtë e Adele shpresojnë dhe parashikojnë që lidhja e tyre do të bëhet serioze dhe se ata do të jenë një 'çift i shkëlqyeshëm'.

Ata po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku, dhe nuk duan ta zbulojnë shumë jetën e tyre private, ndërsa fëmijët e tyre janë prioritet për ta. Në mbështetje të thashethemeve se Adele dhe reperi janë së bashku është edhe fakti se ata folën në publik për njëri-tjetrin, me shumë komplimente dhe e bënë të qartë në rrjetet sociale se sa shumë e pëlqejnë njëri-tjetrin, shkruan KOHA Ditore. Për më tepër, Skepta tha për ES Magazine në vitin 2016 se Adele po i shkruante vazhdimisht mesazhe dhe po e pyet se si është, dhe po atë vit këngëtarja në rrjetet sociale e postoi një foto të Skepta, pranë të cilës shkroi 'Djaloshi i Tottenhamit', dhe e vendosi një emotikon të zemrës. Fituesi i çmimit britanik Mercury për albumin më të mirë të vitit 2016 iu përgjigj asaj me "Të dua" dhe e vendosi një emotikon të trëndafilit të kuq.

Adele ishte martuar me menaxherin Simon për shtatë vjet, me të cilin e ka djalin e saj Angelo (6), ndërsa Skepta u bë baba i një vajze një vit më parë. Ai ende nuk ka zbuluar se kush është nëna.

Muajin e kaluar, Adele i dorëzoi dokumentet e shkurorëzimit në gjykatë dhe e kërkoi kujdestarinë e përbashkët të djalit Angelo. Katër ditë më vonë, Simon i pranoi kërkesat e saj, përfshirë edhe kërkesën që shkurorëzimi të kryhet në Kaliforni. Meqë nuk kishin marrëveshje paramartesore, Adele mund ta humbë gjysmën e pasurisë së saj.