Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Victoria e zbulon recetën e martesës: "Bisedojmë shumë dhe e respektojmë njëri-tjetrin"

Publikuar më 20 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Pavarësisht faktit që i fali tradhti të shumta, Victoria Beckham (45) dhe bashkëshorti i saj, futbollisti i pensionuar David Beckham (44) janë një nga çiftet më të famshëm në botë.

Ata janë së bashku tash 20 vjet, përjetuan shumë skandale, afera, tradhti, thyerje, kriza. Ata e filluan lidhjen në fshehtësi. Me Davidin ajo e tradhtoi të dashurin e atëhershëm Stuart Bilton, ndërsa Davidin e mbajti larg publikut.

Por, si duket ky çift martesor po funksionon pavarësisht të gjithave. Kështu, ish anëtarja e Spice Girls në një intervistë për "Today" e zbuloi recetën e tyre për një martesë të përsosur, shkruan KOHA Ditore. Victoria shpjegoi se jeta e tyre sillet rreth katër fëmijëve Cruz David (14), Romeo James (16) dhe Brooklyn Joseph (20) dhe vajzës Harper (7).

"Fëmijët janë prioriteti ynë. Gjithçka që bëjmë sillet rreth tyre. Të dy e duam atë që e bëjmë dhe e vlerësojmë njëri-tjetrin. Jemi të lumtur që rritemi së bashku", - tha Victoria, duke shpjeguar se kjo ishte dashuri në shikim të parë. Victoria dhe David për herë të parë u puthën në një parking publik në Londër, ndërsa anëtarja e Spice Girls në atë kohë nuk ishte në dijeni se me sa femra do të duhej të luftonte për ta mbajtur Davidin.

"Komunikimi është çelësi i suksesit, ne bisedojmë shumë me fëmijët dhe e duam familjen tonë. Na ndihmojnë shumë edhe prindërit tanë", - përfundoi Victoria, e cila zbuloi se ajo dhe bashkëshorti i saj çdo ditë i ndajnë produktet për kujdesin e fytyrës.