Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Justin Bieber arrin marrëveshje për padinë e paparacit

Publikuar më 23 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Justin Bieber e ka arritur një marrëveshje me paparacin i cili e kishte paditur për përdorim të papërshtatshëm të një fotografie.

Robert Barbera e ka njoftuar gjykatën se ai po e hedh poshtë padinë e tij kundër yllit të popit, vetëm pesë ditë pasi kishte ngritur padi në një gjykatë të New Yorkut, duke e akuzuar këngëtarin e hitit Baby për shkelje të të drejtave të autorit.

Fotografi pohoi se Bieber nuk kishte të drejtë ta postonte në mediat sociale foton e tij të këngëtarit të popit dhe një miku të tij, duke shtuar: "Të akuzuarit e postuan foton në uebfaqe. Uebfaqja i mori 3,905,147 pëlqime, shkruan KOHA Ditore. Të akuzuarit nuk e licencuan fotografinë nga paditësi për uebfaqen e tyre, dhe as nuk e kishin lejen ose pëlqimin e paditësit për ta postuar fotografinë në uebfaqen e tyre."

Në padinë e tij, të siguruar nga The Blast, Barbera kërkoi që Bieber t'i dorëzonte fitimet që ai i kishte bërë me ndihmën e fotos. Ai gjithashtu e kërkoi një urdhër kundër këngëtarit që të mos e përdorte punën e tij, dhe dëmshpërblimet tjera përcjellëse.