Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Mbërrin spin-offi i serisë "100"

Publikuar më 30 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Serisë 100 po i afrohet fundi, por kanali televiziv The CW do t'ua japë fansave një ngushëllim pasi që sa po e ka konfirmuar që planifikon ta bëjë pararendësen e serisë të vendosur 97 vjet para ngjarjeve të serialit origjinal.

Seriali i popullarizuar për të dënuarit e rinj (njëqind prej tyre), pasardhës të njerëzve që i mbijetuan apokalipsit bërthamor, do të përfundojë me sezonin e shtatë të ardhshëm, shkruan KOHA Ditore.

Pjesërisht i frymëzuar nga romanet për të rinj të autores Kass Morgan seriali është tregim për njëqind pjesëtarët e dërguar në Tokë nga një anije kozmike në të cilën jetuan. Në seri luajnë Eliza Taylor, Bob Morley, Marie Avgeropoulos, Henry Ian Cusick dhe Lindsay Morgan.