Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Ed Sheeran e dyfishon pasurinë

Publikuar më 02 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sukseset për këngëtarin Ed Sheeran s'kanë të ndalur.

Këngëtari pothuajse dyfishoi pasurinë e tij në një vit dhe është klasifikuar si personi i famshëm më i pasur në Britani nën moshën 30-vjeçare.

28-vjeçari u vlerësua në vitin 2018 se kishte një pasuri në vlerë të 94 milionë dollarëve.

Ndërsa këtë vit, sipas listës së re të revistës "Heat", pasuria e tij u vlerësua 170 milionë dollarë.

Ed Sheeran rrëzoi nga froni Adelen, e cila u bë 31 vjeç në maj.

Pjesa më e madhe e të ardhurave të Sheeranit raportohet se vijnë nga turneu i tij në botë, "Divide".

Pas tij, në vendin e dytë vjen aktori i "Harry Poter-it", Daniel Radcliffe, me 90 milionë funte, ndërsa në vendin e tretë qëndron Harry Styles me 64 milionë dollarë.