Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Gaga thyen heshtjen, flet për lidhjen me Bradley Cooper

Publikuar më 07 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

"Ne dëshirojmë që njerëzit të na besojnë se jemi të dashuruar". Lady Gaga ka pozuar në jelek për ballinën e Elle derisa ka folur edhe për thashethemet se ka një romancë të saj me Bradley Cooper

Gaga ka folur për thashethemet rreth lidhjet e saj me bashkëaktorin në filmin "A Star Is Born", derisa ka bërë edhe një fotosesion interesant për edicionin e dhjetorit të revistës Elle.

Krijuesja e hitit "Bad Romance", ka treguar për intervistuesen Oprah që ajo dhe aktori dëshironin ti bënin fansat që të besonin se ata "ishin të dashuruar".

Gaga ka shtuar që ata "kanë orkestruar" thashethemet për romancë me paraqitjen e tyre dhe që një gjë e tillë kishte funksionuar.

Dy yjet e arritën këtë gjë pasi që patën një paraqitje që u duk si lidhje në këngën "Shallow" në edicionin e 91 të Academy Awards në shkurt, që tek ne njihet si Oscars.

Në qershor, pasi kishin kaluar katër muaj, Bradley ishte ndarë nga partnerja e tij, modelja Irina Shayk derisa Gaga është ndarë në shkurt nga i fejuari i saj Christian Carino.