Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Vinicius Junior vazhdon të jetë “i fiksuar” pas Taynës, kësaj radhe i komenton duke e quajtur “top shoqen e tij”

Publikuar më 22 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, ka tash e sa kohë që ka shprehur një simpati të veçantë për rep-artisten e njohur vendore, Tayna.

Fillimisht javë më parë ai publikoi në InstaStory një pjesë të këngës së re të saj.
"Sicko", duke treguar se po i pëlqente kjo këngë.

Ndërkohë pak ditë më parë në një pyetësor të bërë për ndjekësit e saj në InstaStory, ai e ngacmoje reperen duke i thënë se dëshiron një koncert të sajin në Brazil, gjersa kjo e fundit shprehi gatitshmërinë duke iu përgjigjur:  "Thjeshtë organizoje".

Tani futbollisti i njohur duket se vazhdon të jetë "i fiksuar" pas reperes shqiptare, për të cilën tashmë nuk po i kursen as komentet në rrjetet sociale.

Në një fotografi të publikuar së fundmi nga Tayna në rrjetin social Instagram, Vinicius Junior nuk ka hezituar t'i komentojë asaj duke i shkruar: "Top shoqja ime", dhe e njëjta i është përgjigjur në gjuhën portugeze "Obrigado", që në shqip do të thotë "Faleminderit".

 

Mesa duket, reperja shqiptare dhe futbollisti i njohur brazilian tashmë kanë krijuar një miqësi të mirë mes tyre.