Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Kylie Jenner shet një pjesë të biznesit të saj

Publikuar më 23 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Miliarderja më e re në histori, sipërmarrësja Kylie Jenner (22), prej tani është për 600 milionë dollarë më e pasur. Këtë shumë ia ka paguar Coty Inc. për 51 për qind të aksioneve në kompaninë e saj Kylie cosmetics.

"Jam e ngazëllyer për bashkëpunimin e ri. E mirëpres faktin që do të punojmë së bashku që të bëhemi edhe më të mirë:, - tha shkurtimisht miliarderja e re, vlera e pasurisë të së cilës tani është rritur në madje 1.6 miliardë dollarë.

Ajo e fitoi pjesën më të madhe të kësaj shume nga ndërmarrja e lartpërmendur e kozmetikës, ndërsa për pjesën tjetër ishte meritore karriera e saj e modelimit, show 'Keeping up with the Kardashians', si dhe 'ndikimi' i saj në rrjetet sociale ku e ndjekin rreth 300 milionë njerëz, shkruan KOHA Ditore. Por pavarësisht sukseseve të saj në biznes, ajo nuk ka sukses në dashuri. Ajo thotë se meshkujt janë të frikësuar prej saj.

Pasi u nda nga babai i vajzës së saj, reperi Travis Scott (28) Jenner po argëtohet për mrekulli, ndërsa i famshmi i fundit me të cilin po e lidhin është Drake (33). Ajo dhe reperi në një ndejë të fundit të ditëlindjes së tij thuhet se nuk ndaheshin nga njëri-tjetri.