Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Roberti tregon nëse do të martohej prapë me Norën

Publikuar më 25 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Robert Berisha ishte një nga të ftuarit e Luana Vjollcës në këtë të shtunë të "Shiko Kush Luan" . Sigurisht që do të pyetej edhe për ish-bashkëshorten e tij, Nora Istrefi, ndërsa muzikanti nuk i kurseu fjalët për të.

Në lojën me martesa, ku duhej të zgjidhte mes femrave të njohura të shoubizit, atij iu shfaq fotografia e këngëtares së famshme nga Kosova.

"Kam kaluar 14 vite të bukura me Norën dhe do të martohesha prapë me të nëse do ta dija se do të kaloja 14 vite të tjera të lumtura", është shprehur këngëtari.

Në lojën "Ndaje ose Haje" në Shiko kush Luan, Roberti u pyet nëse kënga në festivalin e fundvitit është dedikim i hapur për Norën, transmeton Top Channel.

"Fajtore për këngën është Fifi... Unë me Norën sot kam një marrëdhënie të mirë dhe uroj që të gjitha çiftet që ndahen e sidomos kur ka fëmijë në mes ta kenë të tillë si marrëdhënia jonë...", ka deklaruar Roberti.