Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Së shpejti filmi biografik për Michael Jacksonin, por pa akuza

Publikuar më 26 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Producenti i "Bohemian Rapsody", Graham King, e ka filluar një projekt të ri. Mediat amerikane raportojnë se edhe mbreti i popit, Michael Jackson, do ta ketë biopikun e tij. King po e studion trashëgiminë e mbretit të popit për ta bërë një film kushtuar jetës dhe arritjeve të tij muzikore.

Skenari i filmit nuk do të përqendrohet në pjesët kontroverse të jetës së Michael të paraqitura në dokumentarin "Leaving Neverland", i cili e ka ndarë publikun në ata që e dënojnë mbretin e popit dhe ata që nuk u besojnë akuzave.

T'ju rikujtojmë se qysh në fillim të vitit u publikua dokumentari i lartpërmendur, i cili bën fjalë për historinë e James Safechuck (41) dhe Wade Robson (36), shkruan KOHA Ditore. Ata pretendojnë se ishin abuzuar seksualisht nga Jackson, ndërsa në film zbuluan sekrete të shumta të ndyra dhe të errëta të ish-yllit të popit.

Në pronën e madhe të Jacksonit ekzistonin hapësira të shumta me tematikë, ku ai u shoqërua me fëmijët, si dhoma rozë, ajo e trenit dhe dhoma ushtarake. Edhe pse ai për vete pohoi se vetëm i pëlqente të shoqërohej me fëmijët, edhe para se të dilte dokumentari ishte përfolur për vite me radhë se në rançin "Neverland" po zhvilloheshin lojëra pedofilike.

Jackson ka qenë shok për vite me radhë me Macaulay Culkin, yllin e filmit "Home Alone". Ishte spekuluar se Culkin ishte një nga viktimat e Jacksonit, por aktori i ri gjithmonë e kishte mohuar këtë, duke u thënë të gjithëve se ata e kishin pasur një miqësi të mrekullueshme.