Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Bebe Rexha tregon suksesin e arritur pas dietës së re

Publikuar më 01 Dhjetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Bebe Rexha i ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale duke e treguar figurën e saj trupore, me ç'rast vihet re se ajo ka humbur në peshë.

Këngëtarja shqiptare ka pozuar me kostum të zi teksa vërehet se linjat e saj të bujshme kanë ndryshuar.

Në përshkrimin e fotografisë, 30-vjeçarja ka treguar se është duke iu përmbajtur një diete të re për figurën e saj trupore.

 

 

 

Ajo ka treguar se në këtë periudhë ka shmangur ushqimin që përmban sheqerna të rafinuar dhe karbohidrate të këqija.

Disa orë pas publikimit, fotografi ka marrë afro gjysmë milion pëlqime, ndërsa fansat i kanë shkruar komplimente të shumta për dukjen e saj.

Ndryshe, Bebe Rexha ka njoftuar se të hënën do të udhëtojë drejt Shqipërisë për t'i ndihmuar nga afër të prekurit nga tërmetet.