Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Zendaya shpallet "Femra e vitit" nga GQ

Publikuar më 03 Dhjetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Aktorja e re por e suksesshme Zendaya është shpallur "Femra e vitit" sipas vlerësimeve të revistës GQ. Aktorja intriguese e justifikoi këtë titull me rastin e fjalimit të jashtëzakonshëm pas marrjes së çmimit.

Zendaya filloi në një shok të plotë: "Femra e vitit". Kjo është paksa e çmendur duke marrë parasysh që jam vetëm 23 vjeç dhe se ende po përpiqem të kuptoj se si të bëhem vetë një femër e re. Ndonjëherë e kam ndjenjën sikur po ec, po ec dhe po ec, dhe mendoj se shumë prej nesh mund të identifikohemi me këtë. Megjithatë, ndonjëherë aq shumë japim prej vetvetes sa harrojmë të ndalemi dhe të përjetojmë momente si ky. Ndonjëherë mendoj se aq shumë punoj sa e harroj jetën dhe se si të jesh vërtetë e pranishme në këto momente kur mund t'i shihni rreth vetes njerëzit të cilët i vlerësoni dhe thjesht të jeni këtu në atë moment. Dhe thjesht të jeni të lumtur, të jeni të gjallë për një moment. Kjo është pikërisht ajo që unë do ta bëj. Do ta marr një sekondë, do të shikoj përreth dhe të them 'Ta hajë dreqi, kjo vërtetë po ndodh. Vërtetë cool", tha aktorja.

Ajo e mbaroi fjalimin e saj me këshillën më të mirë që mund ta japë dikush ndonjëherë: "Ju lutem shikoni rreth vetes sa e bukur është gjithçka. Dhe thjesht kënaquni në këtë.

Image

Në GQ Awards, Zendaya gjithashtu e justifikoi titullin e saj si një nga femrat e veshura më së bukuri në Hollywood, shkruan KOHA Ditore. Me një fund të bardhë të thellë dhe xhaketë të shkurtër nga Monot, flokët kaçurrel natyral dhe grimin diskret, aktorja pothuajse e rrëmbeu të gjithë vëmendjen nga të tjerët. Zendaya e përmbylli stajlingun e saj me takat e bardha dhe me një unazë dhe vathë të bukur ari.