Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Dua Lipa, performon edhe shpërblehet me një çmim në Japoni (Foto)

Publikuar më 05 Dhjetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Sukseset e Dua Lipës po shtohen çdo ditë e më shumë, ajo sot konsiderohet si një nga këngëtaret më të suksesshme në planet.

Pas një pauze në muzikës, 23 vjeçarja u rikthye pak javë më parë me këngën 'Don't Start Now' të cilin po e promovon në evente të ndryshme muzikore.

Së fundi, Dua ka marr pjesë  në ndarjen e çmimeve "Mnet Asian Music Awards" që u mbajt në Japoni ku përveç që ka performuar ajo poashtu ka arritur të rrëmbej një çmim.

Ylli i muzikës u shpërblye me çmimin "International Favourite Artist 2019" për të cilën tha se ndihet e lumtur për gjithë dashurinë dhe përkrahjen e adhuruesve.

Fotografi dhe performancën nga kjo mbrëmje, Dua e ka ndarë edhe me adhuruesit e saj në Instagram.