Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Dokumentari i Taylor Swift do ta ketë premierën në Sundance 2020

Publikuar më 08 Dhjetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Dokumentari i ri i Netflixit për Taylor Swiftin do ta ketë premierën në Festivalin e Filmit Sundance në Juta muajin e ardhshëm (janar 2020) pas një lufte-fjalësh me shefat e ish-shtëpisë së saj muzikore.

"Taylor Swift: Miss Americana", me regji të Lana Wilson, do të bëjë fjalë për karrierën e mbretëreshës së popit, nga një yll i adoleshentëve në një megayll, shkruan KOHA Ditore.

Këngëtarja e "The Me!" e paralajmëroi projektin muajin e kaluar në një letër të hapur që e postoi në internet, në të cilën sulmoi ish-shefin e saj të shtëpisë diskografike Scott Borchetta dhe pronarin e ri Scooter Braun për gjoja se nuk kishin pranuar ta publikonin muzikën e saj të vjetër për filmin në fjalë, përveç nëse ajo pranon të mos i ri-regjistrojë dhe ri-publikojë të gjitha këngët e saj që tani i zotërojnë vitin e ardhshëm - kur ata nuk do të kenë kontroll për atë që ajo bën me to.

Dy manjatët e muzikës mohuan se kishin bllokuar muzikën për filmin, i cili do ta ketë premierën në Sundance.