Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Roman Polanski akuzon mediat se po përpiqen ta paraqesin si përbindësh

Publikuar më 15 Dhjetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Roman Polanski i ka akuzuar mediat se po përpiqen ta paraqesin atë si një përbindësh dhe e pranoi se akuzat për përdhunim kundër tij i kanë shkaktuar gruas dhe fëmijëve të tij "vuajtje të mëdha".

Regjisori u arrestua në vitin 1977 dhe u akuzua për përdhunimin e 13-vjeçares Samantha Geimer. Ai e pranoi fajin për një shkelje më të vogël të seksit të paligjshëm me një të mitur dhe i shërbeu 42 ditë prapa hekurave, por iku nga vendi pasi mësoi se gjyqtari ishte duke planifikuar ta anulonte marrëveshjen e pranimit dhe t'i jepte një dënim shumë më të madh.

Ai më pas është akuzuar për sulm seksual ose përdhunim nga disa femra të tjera, përfshirë aktoren britanike Charlotte Lewis, e cila pretendon se ai e dhunoi atë në vitin 1983 kur ajo ishte 16 vjeç - pretendime këto që ai i mohon, shkruan KOHA Ditore. Aktorja Valentine Monnier gjithashtu e akuzoi Polanskin për përdhunim", në gazetën franceze "Le Parisien" muajin e kaluar, gjë që regjisori gjithashtu e mohoi me forcë. Duke folur për akuzat dhe raportimin e mediave për to gjatë një interviste në Paris Match, Polanski tha: "Për vite me radhë mediat janë përpjekur të më paraqesin si përbindësh."

Dhe nuk është vetëm manjati filmik ai që po vuan nga akuzat. Polanski shtoi se gruaja e tij Emmanuelle Seigner dhe fëmijët e tyre Morgane, Paul dhe Elvis po "vuajnë jashtëzakonisht shumë", duke shpjeguar: "Ata po fyhen dhe kërcënohen në mediat sociale."