Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Zayn Malik dhe Gigi Hadid konfirmojnë ribashkimin

Publikuar më 14 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Zayn Malik dhe Gigi Hadid si duket konfirmuan se lidhja e tyre ishte përsëri në rrugën e duhur, pasi që çifti e festuan ditëlindjen e 27-të të këngëtarit në New York të shtunën.

Çifti u fotografua krah për krahu derisa u nisën për darkë për ditëlindjen e yllit, së bashku me motrën e Gigi, Bella, dhe të dashurën e vëllait Anwar, Dua Lipa.

Çifti u lidh për herë të parë në fund të vitit 2015, disa muaj pasi që Zayn i dha fund fejesës së tij me yllin e Little Mix, Perrie Edvard.

Image

Një vit më vonë, ata pozuan pranë njëri-tjetrit për kopertinën e "Vogue", por vendosën të ndahen në mars 2018, përpara se ta "rindiznin" romancën pak kohë më vonë, shkruan KOHA Ditore.

Pasi që u ndanë përsëri në fillim të vitit 2019, supermodelja (24) e shijoi një romancë me yllin e "The Bachelorette", Tyler Cameron - por pasi që ish-çifti i dhanë fund lidhjes, si duket Gigi është rikthyer edhe një herë së bashku me krijuesin e hitit "Pillowtalk", Zayn.

Raportet nga nëntori sugjerojnë që Gigi dhe Zayn ishin pajtuar përsëri pas ndarjes së saj. Çifti gjithashtu nxiti më tej thashetheme se ata ishin përsëri së bashku pasi që Gigi e postoi një foto ku ishte duke e gatuar një gjellë të nënës së ish-anëtarit të "One Direction" në Instagram.