Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Drejtuesit e BRIT Awards shpresojnë që Billie Eilish do ta debutojë këngën e James Bondit në ceremoni

Publikuar më 18 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Drejtuesit e Brit Awards thuhet se po shpresojnë që ylli i popit, Billie Eilish, do ta debutojë kolonën e saj zanore për James Bondin e ardhshëm në ceremoninë e vitit 2020.

Këngëtarja 18-vjeçare është kandiduar për çmimin e BRIT International Female Solo Artist dhe do të dalë në skenë gjatë ceremonisë në O2 Arena të Londrës më 18 shkurt.

Eilish u zbulua kohët e fundit si artistja e cila qëndron prapa kolonës zanore të filmit të ri për 007, "No Time to Die", ndërsa organizatorët me sa duket janë të vendosur që ylli ta zbulojë këngën në fjalë gjatë ndarjes së çmimeve.

Një burim i tha gazetës britanike The Sun: "Disa nga artistët më të mëdhenj të vitit të kaluar janë regjistruar, shkruan KOHA Ditore. Por shefat mendojnë se Billie është një performancë e dalluar tani që është konfirmuar si këngëtarja që e këndon kolonën zanore për filmin e ardhshëm të Bondit.

"Ata e shohin atë si një mundësi të përkryer për ta zbuluar këngën dhe e dinë që do të jetë një ngjarje tejet e ndjekur televizive, sepse të gjithë duan ta dëgjojnë atë".

Burimi shtoi: "Ka qenë sekret me javë të tëra, kështu që vetëm tani ata mund të diskutojnë nëse ajo do ta performojë atë apo diçka tjetër".

Lewis Capaldi dhe Dave janë performancat udhëheqëse që garojnë për çmime, me katër kandidime, ndërsa Stormzy i ka tre. Të kandiduarit e tjerë, Harry Styles dhe Mabel, gjithashtu, do të performojnë në këtë ceremoni.

"No Time to Die" do të debutojë në kinema në prill.