Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Shefi i Netflixit i interesuar për marrëveshje me Meghanin dhe Harryn

Publikuar më 22 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Zyrtari kryesor i përmbajtjes në Netflix, Ted Sarandos, është i vendosur të punojë me Harry dhe Meghan, pas largimit të tyre nga mbretëria.

Pas njoftimit të së shtunës se çifti do t'i braktisë titujt mbretërorë si pjesë e vendimit të çiftit për t'u larguar si anëtarë të lartë të familjes mbretërore të Britanisë, Sarandos i tha Press Association se do të pranonte të punonte me princin dhe ish-aktoren në projekte të reja.

"Kush nuk do të interesohej? Po, sigurisht", u përgjigj ai, kur u pyet nëse po mendohej për bashkëpunim, shkruan KOHA Ditore.

Pas daljes mbretërore të çiftit është spekuluar se ata mund t'i ndiqnin hapat e Barack dhe Michelle Obama për ta arritur një marrëveshje produksioni me platformën globale të streamingut.

Dhe nuk është vetëm Sarandos ai që dëshiron ta "rrëmbejë" ish-aktoren e Suits - Ylli i "The Crown", Josh O'Connor, i cili e luan djalin e mbretëreshës dhe trashëgimtarin Prince Charles, e ka mbështetur Meghan që ta luajë veten në një seri të ardhshme të dramës mbretërore në Netflix.

'Jam i sigurt se ajo mund ta luajë veten. Po, kam dëgjuar se po i kthehet aktrimit', tha ai për Entertainment Tonight në Screen Actors Guild (SAG) Awards të dielën. "Jam i sigurt që nëse dikush mundet, atëherë ajo mund ta bëjë atë shkëlqyeshëm. Por e ndiej se ne sigurisht nuk do të jemi atje kur ta bëjnë."

Çifti ende nuk ka njoftuar se në cilat projekte do të përfshihet pasi të heqë dorë nga detyrat mbretërore në "pranverën e vitit 2020".