Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Jessie J dhe Tatum përsëri bashkë: "E duan jetën e përbashkët"

Publikuar më 25 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Këngëtarja Jessie J (31) dhe aktori Channing Tatum (39), u ndanë një muaj më parë, por mbetën në marrëdhënie miqësore më pas. Megjithatë, janë shfaqur thashetheme që çifti do të përpiqet përsëri t'i japë shans njëri-tjetrit, raporton "Metro". Burime të afërta me çiftin thonë se ata e kanë rifilluar romancën.

"Ata u ndanë për disa javësh, por e kuptuan se e donin njëri-tjetrin. Janë shumë të lumtur që po kalojnë kohë së bashku. Atyre u pëlqen jeta e përbashkët. Channing i do shfaqjet e saj dhe i pëlqen të udhëtojë me të", tha burimi.

Pasi që Channing dhe Jessie J u ndanë, aktori nuk harxhoi kohë. Ai e hapi një profil në Raya, aplikacionin ekskluziv për takime të personave të famshëm.

"Profili i Channingut u shfaq në aplikacionin për përdoruesit në Los Anxhelos, është plot me fotografi të tij seksipile dhe ai është shumë aktiv në të. Askush nuk mund të besojë se ai vazhdoi kaq shpejt me jetën. Si duket, zemra e tij nuk është thyer. Me sa duket, ai nuk ka në plan të pajtohet me ish-të dashurën dhe, si duket, shoqet e Jessiet tashmë e kanë parë profilin e tij sepse aplikacioni është shumë i popullarizuar", kishte deklaruar burimi. Megjithatë, ai përsëri hoqi dorë nga kërkimi dhe iu kthye Jessiet.

Ylli i filmit "Magic Mike XXL" dhe muzikantja e famshme e filluan lidhjen në tetor të vitit 2018 dhe u fotografuan për herë të fundit së bashku në fund të tetorit, gjatë koncertit të Jessie J në festivalin muzikor Rock in Rio', shkruan KOHA Ditore.

Shumë njerëz menduan se aktori po hynte në lidhje me Jessien shumë shpejt, duke marrë parasysh që ai u nda nga ish-gruaja e tij Jenna Dewan (37) vetëm disa muaj më parë. Por, edhe Jenna, shumë shpejt gjeti ngushëllim. Ajo është në lidhje me aktorin dhe këngëtarin Steve Kazee, 43, që nga tetori i vitit të kaluar, ndërsa çifti njoftoi në shtator se po priste fëmijë.

Jenna dhe Channing tashmë e kanë një vajzë, Everly (6), ndërsa çifti i aktorëve e ka ndarë me ndjekësit e tyre vendimin për t'u shkurorëzuar në një postim emocional në Instagram. Ata shtuan se kolapsi i tyre martesor nuk ishte shkaktuar nga ndonjë sekret apo ngjarje e padëshirueshme.