Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Dua, Bebe dhe Njomza shkëlqyen me dukjen e tyre në "Grammy 2020"

Publikuar më 27 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së shpërblimeve "Grammy" dhe si rëndom, vëmendje të madhe rrëmbyen yjet e muzikës me parakalimin e tyre mbi qilim të kuq.

Në mesin e shumë të famshmëve që e hijeshuan këtë ceremoni, lëvdata për paraqitjen e tyre morën edhe kantautoret me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Njomza.

Lipa e cila në ceremoni parakaloi e shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid, dukej si një engjëll i vërtetë me një fustan të bardhë sateni të disenjatores Vera Wang, derisa komente të shumtë pozitive, këngëtarja kosovaro-britanike, morri për modelin e flokëve dhe grimin e saj me shumë stil.

Image

Rexha kishte veshur një kostum të zi të kombinuar në mënyrë të përkryer me një bluzë të brendshme në formë të rrjetës, dhe duke e ofruar kështu një dukje elegante dhe të mprehtë. Rexha po ashtu e prezantoi një shpërblim gjatë mbrëmjes, krahas yllit të muzikës Shania Twain.

Image

Në anën tjetër Njomza, kishte zgjedhur që të përshtatej me qilimin e kësaj ceremonie, duke e veshur një fustan tejet tërheqës ngjyrë të kuqe, të kombinuar me një palë sandale me rripa. Modeli i fustanit ishte mjaft i veçantë, dhe ia shfaqte format e përkryera trupore të këngëtares, përfshirë këtu muskujt e barkut dhe këmbët.

Image

Disa prej yjeve më të njohur të muzikës, gjatë parakalimit të tyre mbi qilim të kuq.