Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Një nga aktoret e pakta që po plaket në mënyrë dinjitoze dhe i do rrudhat e saj

Publikuar më 28 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Aktorja e njohur nga New Yorku dhe ylli i shumë filmave të dashurisë, Diane Lane është një nga ato që i "bartë" vitet e saj me krenari, nuk i fsheh rrudhat në fytyrën e saj, dhe këto ditë, besojeni apo jo, e festoi ditëlindjen e saj të 55-të.

Që nga vitet e hershme Diane e bart titullin e bukuroshes modeste, dhe për këtë arsye nuk është për t'u habitur që ka vendosur të plaket me dinjitet, duke e pranuar atë që ia sjellin mosha dhe koha, shkruan KOHA Ditore.

Në një intervistë për revistën "More" ajo deklaroi se kurrë nuk dëshiron që vitet, apo numrat, ta frikësojnë dhe ta pengojnë që ta jetojë jetën në maksimum, dhe se kurrë nuk ishte e përmbajtur për temën në fjalë.

"Marrëdhënia ime me plakjen është e rehatshme. Unë nuk pretendoj më të jem 29 vjeç dhe kam ndaluar së kërkuari falje të tjerëve që nuk jam ajo që donin ose duhet të jem", tha Diane.

Diane hyri në botën e aktrimit si një vajzë 13-vjeçare, duke interpretuar në filmin "A Little Romance", ndërsa kritikët qysh atëherë ishin në favor të saj.

Edhe pse vitet e karrierës së suk0sesshme janë prapa saj ashtu si edhe rolet si filmat "Under the Tuscan Sun", "Unfaithful", "Paris Can Wait", "The Perfect Storm", dhe shumë të tjerë, ajo pretendon se qëllimi i saj është të vazhdojë të zhvillohet dhe të punojë në veten.

"Hapësira më e madhe në botë që ekziston është ajo për përparim. E dini, disa mëngjese tutat janë të ngushta, disa mëngjese flokët e mi duken për mrekulli, të gjitha janë normale për njerëzit dhe gjendjen njerëzore. Disa gjëra më prekin ashtu si të gjithë, pasiguritë e mia, uljet e mia. Unë nuk jam dikush me të cilin njerëzit duhet ta krahasohen", shpjegoi ajo.