Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Irina Shayk: "Mendoja se isha djalë"

Publikuar më 30 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Supermodelistja Irina Shayk ishte rritur me bindjen se duhej të ishte djalë.

Bukuroshja ruse e pranon se ajo kishte probleme me identitetin gjinor si fëmijë në një intervistë të re për versionin britanik të revistës "Vogue", duke shpjeguar se ajo u bë 'burri' i familjes së saj në moshën 14-vjeçare pasi i vdiq babai, shkruan KOHA Ditore.

"Gjithmonë ndihesha sikur kisha lindur në trupin e gabuar", thotë ajo për revistën e modës. "Ndjeva se duhej të isha djalë. Nuk e di pse. Ndoshta ishte kështu, sepse babai im gjithmonë e donte një djalë.

"Kur babai im vdiq, mendova, "Meqenëse jam djalë, tani është koha që të kujdesem për familjen".

Tani 34-vjeçare, Irina, e cila e ka një vajzë me ish të dashurin Bradley Cooper, insiston se i pëlqen të jetë femër, por personaliteti i saj i fortë e bën atë shumë më tepër sesa një modele e zakonshme: "Definitivisht e di se çfarë dua, dhe mendoj se disa meshkuj janë të frikësuar nga kjo", shton ajo.