Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Bebe Rexha: Janari ishte një 'vit' i vështirë, por ia dolëm

Publikuar më 02 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, di gjithmonë si të rrëmbejë vëmendjen me statuset e saj në rrjetin social Twitter.

Së fundmi, artistja me prejardhje nga Dibra i është përshtatur trendit botëror për ankesa ndaj janarit, që për shumë kë cilësohet si "muaji më i gjatë i vitit", ani pse është i njëjtë me pesë muaj të tjerë.

Ky përcaktim vjen për faktin se njerëzit në këtë muaj bëjnë shumë shpenzime pas festave dhe si rrjedhojë presin fundin e muajit për të marr pagën e re.

Kjo gjë mesa duket i ka ndodhur edhe artistes së famshme, ose të paktën edhe ajo ka vendosur të ironizojë me një gjë të tillë.

"Janari ishte një vit i vështirë, por ia dolëm", shkroi Rexha në Twitter, teksa pranoi komente të shumta satirike nga fansat.

Këngëtarja përndryshe bëri të ditur se është në përgatitje e sipër të projekteve muzikore, të cilat pret që t'i lansojë së shpejti të përfshira në një album.