Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Sipas shkencës, Robert Pattinson është mashkulli më i bukur në botë

Publikuar më 08 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Në 2019-tën Bella Hadid u zgjodh si femra më e bukur në botë nga "Daily Mail", ndërsa këtë vit Robert Pattinson është caktuar si "mashkulli më i bukur".

"Daily Mail" e bën këtë përcaktim nga kirurgu kozmetik Julian De Silva, i cili mbështetet në shkencën e raportit të artë të bukurisë, transmeton Shekulli.

Raporti është një masë e përsosmërisë fizike, që është përshtatur nga artistët dhe arkitektët e Rilindjes Evropiane për të krijuar kryeveprat e tyre. Sipas profesorit Kendra Schmid nga Universiteti i Nebraska-s në një fytyrë të përsosur gjatësia e veshit është e barabartë me gjatësinë e hundës dhe gjerësia e një syri është e barabartë me distancën midis dy syve.

Në bazë të kësaj u zbulua se Robert Pattinson është 92.15% afër raportit të artë të bukurisë. Pas tij u renditën Henry Cavill me 91.64%, Bradley Cooper me 91.08%, Brad Pitt me 90.51% dhe George Clooney me 89.91%.