Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Humb jetën tragjikisht aktori Orson Bean, goditet nga dy vetura derisa po e kalonte rrugën

Publikuar më 09 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Aktori veteran, Orson Bean, e ka humbur jetën tragjikisht gjatë dy aksidenteve të njëpasnjëshme në Venice të Los Angelesit.

91-vjeçari është përplasur nga një veturë derisa po e kalonte rrugën përballë 'Pacific Resident Theatre' dhe është rrëzuar. Më pas e ka goditur një automjet tjetër dhe autoritetet kanë thënë se kjo ka qenë goditja fatale. Ai ka lënë pas gruan dhe katër fëmijë.

Bean po e kalonte rrugën për të shkuar në teatër, ku punonte gruaja e tij, Alley Mills - ka thënë një mik i tij për ABC7.

Alley Mills dhe Orson Bean (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Mjeku ligjor i qarkut të Los Angelesit e ka konfirmuar vdekjen e aktorit të premten mbrëma, ndërsa ka thënë se është duke u hetuar si fatalitet i lidhur me komunikacionin.

Orson ka luajtur në seriale të njohura televizive, si "To Tell the Truth" e "Dr. Quinn, Medicine Woman", në filmat e suksesshëm "Anatomy of a Murder" e "Being John Malkovich", si edhe në shfaqje të Broadway, ku ishte i nominuar për çmimin Tony për rolin e tij në mjuziklin "Subways Are for Sleeping".