Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Përgatitjet e fundit për "Oscar"

Publikuar më 10 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Dritat që do t'i japin hijeshi tepihut të kuq, tashmë janë bërë gati për ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Oscar".

Anëtarët e sigurisë kanë zënë vendet e tyre përreth Teatrit Dolby, para të cilit do të parakalojnë yjet e shumtë të botës së Hollywoodit.

Sivjet, ceremonia e ndarjes së çmimeve mund të përjetojë fitues të shumtë të racës së bardhë, që ka ngjallur edhe një herë debatin për mungesë të diversitetit në ceremoninë më të rëndësishme të vitit, transmeton KTV.

Brad Pitt, Elton John, Charlize Theron, Leonardo DiCaprio, Scarlett Johanssondhe Martin Scorsese janë në mesin e yjeve të nominuar për sivjet.

Të gjithë sytë do të jenë kah çmimi kryesor që pritet të caktohet mes filmave "Parasite", "1917" dhe "Once Upon a Time in Hollywood".