Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Disenjatorët kosovarë veshin yjet e Hollywoodit në "Oscar 2020"

Publikuar më 11 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Edhe këtë vit nuk munguan emrat e disenjatorëve kosovarë në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kinematografisë, njëherësh edhe të industrisë së modës.

Valdrin Sahiti, Dona Matoshi e Drenusha Xharra, janë disa prej kreatorëve tanë të suksesshëm të cilët arritën t'i veshin yjet në këtë ceremoni, me fustanet e koleksioneve të tyre, transmeton Koha.net.

Valdrin Sahiti e kishte krijuar një fustan sateni me ngjyrë të kaltër, për personalitetin televiziv dhe aktoren Kristin Cavallari, e cila më pas këtë veshje e kishte kompletuar me një qafore dhe vathë të theksuar prej diamanti.

Dona Matoshi, e kishte krijuar një fustan të zi kadifeje të ilustruar me gurë të kaltër në kraharorë dhe llëra, duke ia kompletuar veshjen personalitetit televiziv, Blac Chyna, e cila dukej elegante por në të njëjtën kohë edhe seksi, gjatë parakalimit të saj mbi qilim të kuq.

Ndërsa, disenjatorja Drenusha Xhara e kishte krijuar një fustan të përkryer sateni me ngjyrë të verdhë, i cili në ceremoninë "Oscar" u vesh nga gazetarja dhe prezantuesja e showbizit, Xixi Yang. Ky model, e shfaqte dekoltenë e Yangut në formë elegante dhe karakterizohej me një prerje të gjatë në njërën anë.