Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Vanessa Kirby pjesë e vazhdimeve 7 dhe 8, të filmave "Mission: Impossible"

Publikuar më 12 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Aktorja Vanessa Kirby e ka konfirmuar lajmin se do të luaj në filmin "Mission: Impossible 7" dhe në vazhdimin e tetë të planifikuar.

Ylli 31-vjeçar i kinematografisë e kaluajtur rolin e Alanna Mitsopolisit, ndryshe e njohur me nofkën "White Widow", në filmin e vitit 2018 "Mission: Impossible - Fallout", dhe tashti do të rikthehet në dy vazhdimet e ardhshme të filmit me buxhet të lartë, transmeton Koha.net.

Në një intervistë të aktores për revistën "Glamour", Vanessa ka thënë se është duke u bërë gati t'i fillojë trajnimet për xhirimet e filmit "Mission: Impossible 7".

Christopher McQuarrie, i cili e ka shkruar skenarin dhe e ka bërë regjinë e filmave "Mission: Impossible - Fallout" dhe "Mission: Impossible - Rogue Nation", po ashtu është angazhuar në realizimin e dy vazhdimeve të ardhshme të cilat do të xhirohen njëra pas tjetrës.

Projekteve në fjalë ende nuk janë titulluar, por vazhdimi i shtatë i filmit do të lansohet nëpër kinema në korrik të vitit të ardhshëm, ndërsa i teti në gusht të vitit 2022.

Ylli i filmit "Pieces of a Woman" i bashkohet edhe një herë në ekran të madh, yjeve të këtyre filmave: Tom Cruise, Simon Pegg, Rebecca Ferguson dhe Ving Rhames. Ndërsa aktorët, Nicholas Hoult dhe Hayley Atwell, gjithashtu i janë bashkuar ekipit të aktorëve të këtyre projekteve.