Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Përhapja e pandemisë, Rita Ora bën apel për kujdes

Publikuar më 14 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Rita Ora ka një lutje për qytetarët pas shpërthimit të koronavirusit.

Meqenëse situata në botë është aktualisht kaotike për shkak të përhapjes së koronavirusit, bëhet thirrje e vazhdueshme që të kujdeset secili për shëndeti.

Të gjithë këshillohen që në këtë situatë t'i evitojnë daljet e shpeshta në publik dhe higjiena të jetë në maksimum.

Këngëtarja Rita Ora, ka postuar një video, në të cilën ka treguar se si kujdesej t'i pastronte duart me faculetë.

"Seriozisht, kujdesuni për veten, ju lutem të gjithëve", ka shkruar ajo sipër asaj videoje.

Për ndryshe, në Kosovë deri tani janë shënuar dy raste të të infektuarve me koronavirus, ndërsa Qeveria ka marrë masa të rrepta sigurie, në mënyrë që të mbrohemi nga infektimi.