Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Shakira në maj me album të ri

Publikuar më 15 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Padyshim se është njëra prej këngëtareve më të njohura në botë. Bëhet fjalë për këngëtaren kolumbiane Shakira.

Ajo së fundmi ka një lajm të mirë për të gjithë fansat e saj. Këngëtarja kolumbiane ka njoftuar rreth 45 milionë ndjekësit e saj në "Twitter" se më 26 maj do të nxjerrë albumin e ri të saj, "El Dorado".

Ky është albumi i njëmbëdhjetë i këngëtares 40-vjeçare, që njëherësh është njëra prej artisteve latine që ka shitur më shumë disqe. Titulli i këtij albumi të ri i referohet qytetit mitik, që eksploruesit e parë spanjollë tentuan ta zbulonin shekuj më parë, në vendlindjen e saj në Kolumbi. Përpara publikimit të këtij albumi, Shakira nxori një nga këngët që i përkasin këtij albumi "Chantaje", një duet me këngëtarin kolumbian Maluma.

Klipi i kësaj kënge ka arritur 100 milionë shikime në Vevo. Muajin e shkruar, ajo lansoi edhe një këngë tjetër "Me Enamore", ku ajo flet për lidhjen e saj me futbollistin spanjoll Gerard Piqué, me të cilin ka dy fëmijë. Albumi i saj i fundit është publikuar më 2014. Ai titullohet "Shakira" dhe flet për mëmësinë e saj. Shakira dhe Pique ishin takuar gjatë turneut për xhirimin e videos së këngës "Waka Waka", kënga zyrtare e Kupës Botërore të Futbollit në Afrikën e Jugut më 2010, e fituar nga ekipi i Spanjës, ku bënte pjesë edhe Piqué.