Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Rita Ora e ka lansuar një videoklip të thjeshtë të këngës "How To Be Lonely"

Publikuar më 20 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Pesë ditë pasi e lansoi versionin audio të këngës "How To Be Lonely", Rita Ora e ka sjellë projektin edhe me një videokip të thjeshtë, ku në fokus duket të jetë vallëzimi.

Në këto kohë të izolimit dhe kur yjet po pauzojnë me lansimin e projekteve të tyre, bukuroshja me prejardhje kosovare duket se ka vendosur të veprojë ndryshe, transmeton Koha.

Meqenëse i kishte munguar fansave për një vit të plotë, Ora ka vendosur t'iu gjendet atyre pranë në kohën kur më së shumti kanë nevojë.

"Videoja e vallëzimit të 'How to be lonely' tashmë është publikuar. Shpresoj do t'iu pëlqejë. Shikojeni në YouTube linkun në biografinë time dhe më lejoni të shoh videot e juaja më të mira të vallëzimit në Tik Tok," kishte shkruar Rita në rrjetet sociale.

 

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, në videoklip shfaqet e veshur e tëra në të bardha teksa performon me shumë emocion, dhe shoqërohet nga një numër i madh i valltarëve.

Brenda 24 orëve të lansimit, "How To Be Lonely" i ka marrë më shumë se 200.000 klikime në platformën muzikore YouTube.