Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Dua Lipa tregon datën e këngës së re

Publikuar më 21 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Këngëtarja Dua Lipa edhe pse e vetizoluar nuk e ka ndalur aktivitetin e saj muzikorë

Pasi që ka treguar se është vetizoluar në Amerikë, ku edhe kaloi ca ditë në New York me të dashurin e saj Anwar Hadid, Dua ka treguar sot me anë të një postimi në Instagram nga Londra se do të lansojë një këngë të re.

"Edhe një javë - Break my Heart -27-03-2020", ka shkruar Dua në Instagram.

Kjo i bie që pas një javë, saktësisht edhe kur përfundon gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë, Dua të lansojë këngën e saj më të re.

Ndryshe, kënga e Duas, "Don't Stop Now" është bërë virale këtë muaj pasi që teksti i këngës flet i përshtatet vetizolimit në shtëpi kundër pandemisë Covid-19.