Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Nga njohja me aktorin tek mëmësia, bashkëshortja e Gaz Pajës zbulon detaje për jetën e saj

Publikuar më 23 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Disa muaj më parë, aktori i humorit Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij, Ira Seferi u bënë prindër për herë të parë. Në jetën e tyre erdhi një vogëlush, të cilin e pagëzuar me emrin Dard.

Dyshja ka qenë mjaft e rezervuar për të ndarë detaje mbi vogëlushin, pasi ai është akoma i vogël dhe kanë preferuar ta mbajnë larg vëmendjes mediatike. Megjithatë së fundmi Ira ka zgjedhur t'i përgjigjet disa pyetjeve të ndjekësve, duke zbuluar edhe detaje për Dardin. Ira ka treguar se imazhin e vogëlushit do e zbulojë kur ai të rritet edhe pak.

Bukuroshja ka rrëfyer se Dardin po e ushqen me qumësht gjiri. Ndërsa e pyetur për këto ditë të vështira me të cilat po përballet Shqipëria dhe jo vetëm, Ira ka zbuluar se për atë nuk është aspak problem të qëndrojë në shtëpi.

"Me fëmijë të vogël nuk të del dita. Plus tani po e shijojmë më shumë djalin", u shpreh Ira, duke treguar se kjo kohë po i shërben çiftit ta kalojë pranë vogëlushit dhe larg angazhimeve të përditshme. Po ashtu Ira ka zbuluar se me Gazin është njohur në një film, edhe pse ajo nuk ka lidhje me aktrimin.