Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Agnesa Vuthaj kujton kohën kur u shpall “Miss Kosova”

Publikuar më 12 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kanë kaluar plot 16 vite që kur Agnesa Vuthaj rrëmbeu kurorën e më të bukurës në Kosovë, e një vit më pas edhe në Shqipëri.

'Miss Kosova 2003' dhe 'Miss Albania 2004' ishin vetëm dy çmimet e para që e bënë vajzën nga Istogu të njihet si mbretëreshë e bukurisë shqiptare.

Dhe meqenëse kanë kaluar shumë vite që nga ajo kohë, modelja Vuthaj ka vendosur që këtë ditë të rëndësishme në jetën e saj ta kujtojë përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale.

Në fakt, ajo ka publikuar momentin e veçantë kur kurora e Miss-it Njomza Rozhaja i është dhuruar asaj.

"10.11.2003", ka shkruar mes të tjerash zeshkania, ndërsa shfaqet shumë e lumtur.

Në postimin tjetër, Agnesa po ashtu vjen me tri fotografi të ndryshme, në të cilat e dëshmon bukurinë natyrale dhe që akoma vazhdon të jetë e tillë, pa asnjë ndërhyrje kirurgjike.

Veç tjerash, Vuthaj shquhet edhe si njëra prej sipërmarrëseve më të suksesshme në trojet shqiptare.