Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Alketa foli 2 minuta më shumë seç duhet në "Sanremo", reagon Amadeus

Publikuar më 14 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Mbrëmjen e djeshme, Alketa Vejsiu dhe prezantuesi Amadeus kanë qenë të ftuar në emisonin italian "Porta a Porta".

Alketa u pyet nga Bruno Vespa për veprimin që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve për zbritjen dhe ngjitjen e shkallëve dy herë.

"I zbrita, i ngjita dhe i zbrita sërish. Duhej të vidhja dy minuta sepse ishin 20 vitet e jetës sime në televizion në Shqipëri që doja të lija një shenjë modeste, por ai është një xhentëlmen dhe gjëja që duhet të mësojmë të gjithë për Amadeusin është që kjo përulësi të prek", shprehet Alketa.

Edhe Amadeus u shpreh se ky ishte një nga momentet që e bëri festivalin më special dhe se nëse nuk do kishte të papritura të tilla festivali nuk do ishte më njësoj.

"Një fitore e 'Sanremo'-s është fitore e të gjithëve. Unë bëj një analogji me futbollin sepse e dua shumë futbollin. Kur një skuadër fiton, merita është e sulmuesit, merita është e mesfushorit, por, merita është e të gjithë skuadrës. Nëse elementët janë prezantuesit, të ftuarit, të rinjtë, këngët në garë, nëse të papriturat nuk do të kishin ndodhur, nuk do të ishte i njëjti festival. Ky është festivali, secili prej nesh ka dhënë kontributin e tij për të bërë këtë festival", u shpreh Amadeus.