Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Cardi B konfirmon ndarjen nga Offset

Publikuar më 06 Dhjetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Cardi B dhe Offset kanë vendosur që të ndajnë rrugët. Pas më shumë se një vit si të martuar, çifti i fuqishëm i shoubizt kanë vendosur që të ndahen.

Në Instagram është vet reperja që ka konfirmuar lajmin para 36.5 milionë ndjekësve të saj.

"Kështu që të gjithë kanë folur për këtë. Unë kam dashur që të bëj gjërat të funksionojnë me babain e fëmiut tim tash e sa kohë".

"Dhe, ne jemi shokë shumë të miër dhe jemi vërtet të lumtur e partnerë biznesi, por nëse nuk kemi më dashurinë e gjërat nuk po ecin, koha është që të ndahemi", deklaroi Cardi.

 

Offset po ashtu i komentoi Cardit, duke shkruar se të gjithë fituan me këtë zhvillim.

Ndarja vjen si befasi, pasi çifti ishin në pushime në Republikën Domenikane dhe në një ndeshje të LA Lakers.

Lidhja e dyshes u godit nga spekulime për tradhti, por Cardi gjithmonë i besoi reperit. Në janar, ajo mbrojti lidhjen me Offset, i cili ishte i përfshirë në një skandal seksual.

Cardi B është reperja më e suksesshme në vitin e fundit në industrinë amerikane të muzikës. /Telegrafi/