Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Dua Lipa me 39% ndjekës të rremë në Instagram - kryeson Ellen DeGeneres me 58%

Publikuar më 14 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Instituti britanik për Performancën e Muzikës Moderne ka analizuar profilet e të famshmëve në rrjetin social Instagram për të përcaktuar se kush ka më shumë ndjekës të rremë.

Zbulimet janë tronditëse.

Në vendin e parë është prezantuesja amerikane televizive Ellen DeGeneres, e cila ndiqet nga 74.4 milionë njerëz, 58 për qind e të cilëve janë të rremë.

Pason këngëtarja dhe aktorja Katie Perry me 53 për qind ndjekës të rremë; ylli Courtney Kardashian me 80 milionë ndjekës, gati gjysma e të cilëve, 49 për qind, janë fals.

Këngëtarja Taylor Swift ka të njëjtën përqindje të ndjekësve të rremë, me gjithsej 119 milionë ndjekës.

Nga motrat e tjera Kardashian - Jenner, Chloe dhe Kim kanë 44 për qind të shoqëruesve të rremë, Kendal Jenner 33, ndërsa më së paku, 31 për qind, aktualisht ka motra më e suksesshme, Kylie Jenner.

Ndërkaq, këngëtarja jonë, Dua Lipa, pozicionet në vendin e 23 të kësaj liste, me 32,000,000 ndjekës në total, e nga të cilët 39 % janë të rremë.

Kurse ylli tjetër me prejardhje shqiptare, Rita Ora, nuk është pjesë e listës me gjithsejtë 70 yje të showbizit.

Top-10 të famshmit që kanë më së shumti ndjekës të rremë në Instagram.

1. Ellen DeGeneres - 49 për qind

2. BTS - 47 për qind

3. Kourtney Kardashian - 46 për qind

4. Taylor Swift - 46 për qind

5. Ariana Grande - 46 për qind

6. Deepika Padukone - 45 për qind

7. Miley Cyrus - 45 për qind

8. Katy Perry - 44 për qind

9. Khloe Kardashian - 43 për qind

10. Priyanka Chopra - 43 për qind