Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Flori Mumajesi më në fund zbuloi se kujt i dedikohet 'Plas' (Video)

Publikuar më 07 Dhjetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kënga e tij ka bërë bujë që nga prezantimi në Këngën Magjike. Flori Mumajesi është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pas një kohe disi të gjatë jashtë skenës muzkore shqiptare.

Sot Flori do të performojë në skenën e Këngës Magjike me baladën "Plas" me të cilën kantautori arriti të vjedhë zemrat e të gjithë publikut dhe është komentuar se mund të jetë dhe kënga fituese për këtë vit.

Por gjithashtu është aluduar mjaft dhe nëse kënga ka qenë dedikim i kantautorit për një lidhje të tij dashurie që nuk pati fundin e lumtur.

Por në një intervistë në prapaskenën e festivalit për "Abc News", Mumajesi sqaroi se kënga nuk është dedikim për askënd!

Madje, lajmet e publikuara deri më tani që e lidhnin me një emër të caktuar, i ka cilësuar si "fake news".

Nga ana tjetër, këngëtari nuk la pa përmendur faktin se kënga është mirëpritur edhe nga njerëzit të cilët janë në një lidhje të lumtur dashurie, por kur kanë dëgjuar këngën, kanë vuajtur bashkë me të.

Sakaq, disa orë përpara se të ngjitet të performojë këngën "Plas" në skenën e "Këngës Magjike", Flori komunikoi drejtpërdrejt me fansat e tij në "Instagram", duke theksuar se kjo është kënga e të gjithëve.

"Kjo këngë nuk është vetëm kënga ime. Është kënga e të gjithë atyre që kanë dashuruar dhe dashurojnë vërtetë. Dashuria i jep kuptim jetës". - shkruan këngëtari.