Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Martesa e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis është në krizë?

Publikuar më 12 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Çifti i njohur i aktorëve Ashton Kutcher dhe Mila Kunis thuhet se kanë probleme martesore dhe janë një hap përpara shkurorëzimit, raportojnë mediat amerikane. Kunis dhe Kutcher e kërkuan ndihmën e ekspertit, sepse ata vetë nuk mund t'i zgjidhin problemet që e futën martesën e tyre në krizë.

Burimi i afërt me çiftin tha se Ashton dhe Mila grinden shpesh, por thuhet se po kalojnë më mirë që kur e kërkuan ndihmën e një këshilltari martesor.

Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që po spekulohet për problemet martesore të çiftit të preferuar hollivudian, ndërsa duke pasur parasysh se janë ende së bashku, nuk dihet nëse ky është vetëm spekulim apo vërtetë është rrezikuar idili i tyre martesore, shkruan KOHA Ditore.

Çifti është martuar që nga viti 2015m ndërsa fëmija i parë u lindi një vit më vonë. I biri Dimitrij ka lindur në fund të vitit 2016. Ky çift i popullarizuar e ka një qasje të veçantë për rritjen e fëmijëve dhe nuk angazhon dado. Ata pohojnë se duan t'i njohin fëmijët e tyre mirë dhe se pikërisht ata duhet të jenë personat që dinë t'i qetësojnë kur qajnë.