Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Mozzik i pranishëm në xhirimet e klipit të ri të Loredanës

Publikuar më 12 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, së shpejti vjen me projekt të ri muzikor.

Ajo tashmë ka finalizuar xhirimet e videoklipit të ri, ndërsa në rrjetet sociale nuk heziton të ndajë imazhe dhe video të ndryshme nga prapaskenat.

Së fundmi është Mozzik, ai i cili ka ndarë pamje nga xhirimet e klipit dhe me këtë e dëshmon se dyshja janë akoma pranë njëri-tjetrit, pavarësisht se është përfolur për një krizë në martesën e tyre.

Ky projekt është pjesë e albumit të ri të Loredanës, në të cilin përshihen gjithsej dymbëdhjetë këngë.

Ndërkohë, nga ky album tanimë janë publikuar disa projekte me klip dhe të tjerat pritet të lansohen në ditët në vijim.

Edhe këtë herë artistja Zefi ka bashkëpunuar me producentët e famshëm gjermanë, Miksu dhe MaCloud.