Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Pamjet nga shtëpia e blogeres më të pasur në botë

Publikuar më 13 Dhjetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Chiara Ferragni, blogerja më e pasur e modës në botë, përveçqë e shijon punën e saj, ajo e shijon edhe jetën e harmonishme familjare me bashkëshortin e saj, reperin Fedez dhe djalin Leoncino.

Image

"Këta janë lotët më emocionues që i kam derdhur ndonjëherë. Ky është momenti kur lindi Leoncino, momenti kur në mua u shfaq ndjenja që nuk e kisha pasur kurrë më parë. Lindja ishte e gjatë dhe e mundimshme, por mbështetjen ma dha bashkëshorti, i cili ishte pranë meje. Filloj të qaj sa herë që e shikoj këtë fotografi. Të duam më së shumti, Leoncino!", - ka shkruar Chiara në Instagram pas lindjes së djalit.

Image

Duke pasur parasysh se Chiara e ndau tërë shtatzënësinë e saj, si dhe momentet e tjera të rëndësishme në jetën e saj, me ata që e ndjekin atë në këtë rrjet social, pritej që adhuruesit pothuajse çdo ditë të njihen me përvojat e amësisë, shkruan KOHA Ditore.

Image

Kështu, fotografitë e para të Leoncinos, vetëm disa ditë pas lindjes, arritën deri në më shumë se 12 milionë njerëz të cilët e ndjekin nënën e tij të famshme, ndërsa secila prej tyre i ka më shumë se dy milionë pëlqime. Disa mund të thonë se këto shifra janë të parëndësishme, sepse është fjala për pëlqime, por këto janë shifrat që e bëjnë Chiaran blogeren më të pasur në botë. Të ardhurat e saj vjetore vlerësohen në tetë milionë dollarë, ndërsa të gjitha këto ia mundësuan asaj ta jetojë një jetë goxha luksoze, që shihet edhe nga fotografitë.