Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Selena Gomez e pikëlluar flet për martesën e ish-të dashurit Justin Bieber

Publikuar më 12 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Pas ceremonisë së dytë martesore të ish-të dashurit të saj Justin Bieber dhe bashkëshortes së tij Hailey Baldwin Bieber e cila u zhvillua javën e kaluar, këngëtarja e pikëlluar Selena Gomez e postoi një fotografi në profilin e saj në Instagram ku pozonte pa grim, ndërsa fansat e saj vunë re se pamja e saj ishte goxha e pikëlluar.

"Unë, gjatë gjithë kohës", shkroi këngëtarja pranë fotos në të cilën ishte e shtrirë dhe e mbështjellë me batanije. Shumë fansa konstatuan se këngëtarja është e pikëlluar për ish-të dashurin e saj, i cili sapo i postoi fotot e para nga dasma e tij atë ditë, shkruan KOHA Ditore. 'Vajzë, harroje Justinin!', 'Po mendon për martesën e Bieber?', 'A je e pikëlluar për Justinin?', 'Pse e postove këtë?', - janë këto vetëm disa nga komentet e fansave të shqetësuar. Një pjesë tjetër e fansave supozoi se këngëtarja kishte 'pamje të pikëlluar' për shkak të sëmundjes së saj autoimune të lupusit dhe transplantit të dyfishtë të veshkave, të cilit duhej t'i nënshtrohej.

T'ju rikujtojmë, pasi u nda nga Justini, Selena i anuloi paraqitjet e saj dhe i kaloi disa muaj në klinikë duke u përpjekur që t'i zgjidhte problemet e saj mendore. Përveç kësaj, ajo u detyrua t'i nënshtrohej transplantimit të veshkës, të hospitalizohej për shkak se kishte shumë pak qeliza të bardha të gjakut dhe u largua nga rrjetet sociale për të cilat mendonte se ndikonin keq tek të rinjtë. "Nuk mund të qeshja dhe të shtiresha se gjithçka ishte normale. Ndihesha sikur e gjithë dhimbja dhe ankthi papritmas më kapluan dhe ishte një nga momentet më të frikshme në jetën time", tha ajo në atë kohë.