Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Timberlake falenderon fansat dhe gruan e tij

Publikuar më 10 Janar 2014

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Në ndarjen e çmimeve të 'People's Choice', Justin Timberlake nuk ka harruar t'a falënderojë gruan e tij, pas pranimit të çmimit si "Artisti më i favorizuar mashkull", në ceremoninë e mbajtur në Los Angeles.

"I falënderoj të gjithë fansat që më votuan mua, por gjithashtu dua ta falënderoj edhe gruan time të bukur që më mësoi durimin dhe disa gjëra të vogla si vendosja e enëve në enëlarëse", tha ai, duke bërë shaka.

Edhe pse ajo mungoi atë natë, dhe nuk ishte me Justin, ky i fundit nuk harroi ta kujtojë atë, ndonëse kjo është hera e dytë që këngëtari shkon në një ceremoni të ndarjes së çmimeve, pa aktoren Jessica Biel.

Gjatë ndarjes së çmimeve në nëntorin e kaluar, aktorja e arsyetoi mungesën e saj.

"Jam duke e shikuar ceremoninë nga shtëpia. Qetësohu Internet", shkroi ajo në Twitter.