Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Victoria Beckham ka humbur 16 milionë dollarë me kompaninë e modës

Publikuar më 02 Dhjetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kompania e modës së Victoria Beckham i ka humbur madje 15.9 milionë dollarë në vitin 2018.

Humbjet në Victoria Beckham Ltd u rritën me 20 për qind gjatë vitit deri në dhjetor të vitit 2018 për shkak të një rënie të shitjeve, ku ish këngëtarja e "Spice Girls" nuk arriti dot ta ruante rritjen e shitjes së veshjeve dhe aksesorëve.

Ralph Toledano, drejtues i biznesit, tha për Business of Fashion: "Performanca ishte në përputhje me pritjet, kështu që nuk u habitëm. Qëllimi ynë është ta arrijmë profitabilitetin sa më shpejt që të jetë e mundur.

"Unë besoj fuqimisht se fati ynë është në duart tona. Ne e kemi një talent të madh tek Victoria dhe, nëse e kombinoni këtë aset me një ekip ëndrrash mund t'ia dalim."

Megjithatë, ai shtoi se shitjet janë rritur në segmente të caktuara të biznesit ndërsa humbjet janë "reduktuar ndjeshëm" në vitin 2019.

Image

Kompania kontrollohet nga Victoria 45-vjeçare dhe bashkëshorti i saj dhe ish-ylli i futbollit në Angli, David (44) përmes Beckham Brand Holdings - e cila gjithashtu pati rënie të fitimeve nga kompania e sportistit DB Ventures dhe atë përgjysmë gjatë një viti, nga 30 milionë dollarë në 2017 në 14.9 milionë dollarë në 2018.

Pavarësisht nga rezultatet financiare, çifti ende mburret me një pasuri të kombinuar prej 458.5 milionë dollarësh.