Për ne

Për ne


Kush jemi ne

Media online "Kosova in EU" është themeluar në vitin 2009, me seli në Prishtinë. Pjesë e kompanisë është media online www.kosovain.eu fokusi i së cilës është integrimi evropian, por aty mund të gjenden edhe lajme nga Kosova, ekonomia, rajoni, bota, arti, sporti, kuriozitet etj.

Në këtë faqe interneti kompanitë publike dhe private bëjnë reklamimin e produkteve, nëpërmes vendosjes së banerit në faqen tonë.

Qëllimi i saj është që të informohet opinioni, shoqëria civile dhe vendimmarrësit, lidhur me zhvillimet e procesit integrues në përgjithësi, dhe Kosovës në veçanti; që të krijohet një përshtypje e qartë e opinionit për përfitimet që ka vendi ynë nga aderimi në familjen evropiane; për vlerat evropiane, por njëkohësisht, të bëhet edhe promovimi i obligimeve që ka shoqëria dhe shteti i Kosovës për aderim në BE.

Produkti i dytë i organizatës është Produksioni Kosova in EU, i cili bën realizimin e emisioneve radiofonike për procesin e integrimeve evropiane. Ky produksion, ka realizuar gjatë vitit 2011/2012, 52 emisione me tematikë të integrimeve evropiane.

Produkt tjetër i organizatës është Departamenti i Trajnimeve për tematika që lidhen me integrimet evropiane. Që nga viti 2009 janë trajnuar me mijëra nxënës në Prishtinë, Mitrovicë, Fushë Kosovë dhe Obiliq. Në vitin 2011 Kosova in EU është kontraktuar nga Komuna e Mitrovicës për trajnimin e maturantëve për studime jashtë vendi. Dhjetëra trajnime janë mbajtur në vitet 2013, 2014 dhe 2015. Tematika e trajnimeve ka qenë inkurajimi i të rinjve për të aplikuar për bursa në vendet e BE-së.

Kosova in EU posedon edhe Departamentin e Monitorimit të Mediave. Raporti i monitorimit përgatitet në gjuhën angleze, për tetë gazeta ditore në Kosovë, dhe u dërgohet klientëve, çdo ditë pune, në ora 11:00. Kosova in EU ka të nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Integrimit Evropian, që e bën atë partner zyrtar në fushën e informimit, trajnimit dhe sensibilizimit në fushën e integrimit evropian.

Kosova in EU ka partneritet me Zyrën e Komisionit Evropian, për shfrytëzimin e thesarit informativ europa.eu për informimin dhe sensibilizimin e opinionit në Kosovë.

Kosova in EU ka nënshkruar më 2010, 2011 dhe 2013 kontratë me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për realizimin e projektit "Promovimin e resurseve ekonomike të Kosovës".

Me financimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kosova in EU ka realizuar 5 projekte në fushën e rinisë dhe kulturës.

Kosova in EU ka realizuar në vitin 2014 Projektin e financuar nga USAID për të drejtat e punëtorëve që burojnë nga procesi i privatizimit, duke përfshirë shqiptarët, serbët dhe komunitetet tjera.

Lagjja “Dodona”, Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë
Kontakti: Tel: + 381 38 71 77 88
Email: info@kosovain.eu

background loading